spot_img
HomeSportFutbollSuperliga në futboll vazhdon sot me dy ndeshje

Superliga në futboll vazhdon sot me dy ndeshje

spot_img

Xhiro e 31-të e Superligës së Kosovës në futboll do të përmbyllet sot me dy ndeshje. 

Dueli interesant është ai mes Drenicës dhe Ballkanit.

Skuadra suharekase synon fitoren për t’i mbajtur ende gjallë shpresat për titull, për të mbajtur hapin me Dritën në pesë pikë.

Drenica ndërkohë po lufton për mbijetesë, e cila ndodhet në pozitën e 7-të me 38 pikë. Skuadra nga Skënderaj është një seri prej tre fitoreve rresht në kampionat.

Dueli tjetër interesant është ai mes Ferizajt dhe Dukagjinit.

Dukagjini ndodhet në pozitën e 6-të me 38 pikë, ndërsa Ferizaj aktualisht e parafundit në tabelë me 33 pikë.

Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 15:00.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img