Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës.
Ballkani ka shënuar fitore në udhëtim te Drenica, duke e mposhtur me rezultat 2-1.
‘Portokallinjtë’ me këtë fitore mbajnë hapin me Dritën, duke rikthyer epërsinë prej pesë pikëve, duke mbledhur tani 55 pikë.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Dukagjini në udhëtim ndaj Ferizajt.
Me këtë triumf, Dukagjini ngritet në pozitën e 6-të me 41 pikë, ndërsa Ferizaj mbetet e parafundit në tabelë me 33 pikë.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







