Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka alarmuar se Lëvizja Vetëvendosje po i kap institucionet e shtetit.
Ajo ka konsideruar se kjo parti ka përmbyllur kapjen e AKP-së, RTK-së, KPM-së dhe Komisionit të Jurisprudencës, ndërsa pak orë para se të shpërndahet Kuvendi, janë shpallur rreth 20 pozita të larta udhëheqëse.
Këto konkruse ajo i ka parë si përpjekje të fundit për kapjen e institucioneve para se të mbahen zgjedhjet.
Ajo ka pyetur nëse mund të quhet proces kredibil një konkurs që shpallet në prag të shpërndarjes së Kuvendit dhe i tëri zhvillohet nga një Qeveri në dorëheqje.
“Institucionet publike nuk janë pronë e asnjë partie politike, nuk janë strehë për militantë, as tortë që ndahet në minutat e fundit të pushtetit. Qeveria e re që vjen pas zgjedhjeve duhet t’i ndalë menjëherë këto praktika, ta ristartoj këtë proces dhe këto pozita t’i plotësojë me njerëz profesionistë, të pavarur dhe me integritet”, ka thënë Bajrami.
Postimi i plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







