Aktori i njohur kosovar që vjen nga qyteti i Suharekës, Butrint Lumi, i ka bërë një kërkesë publike kryetarit të komunës së Suharekës, Bali Muharremajt.
Përmes kësaj kërkese, Lumi ka kërkuar nga Muharremaj funksionalizimin dhe themelimin e teatrit në Komunën e Suharekës.
“Suhareka ka potencial të madh kulturor dhe artistik, me të rinj të talentuar dhe komunitet që e vlerëson artin. Megjithatë, mungesa e një institucioni funksional teatror ka bërë që ky potencial të mos zhvillohet në mënyrën e duhur. Duke qenë se infrastruktura bazë është tashmë e pranishme, krijimi i një teatri funksional kërkon kryesisht organizim institucional, staf profesional dhe program të rregullt artistik”, ka shkruar Lumi në Facebook.
Lumi ka treguar se çfarë do të mundësonte funksionalizimi i teatrit në Suharekë, ku sipas tij kjo ta mundësonte organizimin e shfaqjeve teatrore dhe aktiviteteve kulturore gjatë gjithë vitit dhe zhvillimin dhe promovimin e talentëve qytetit, e disa gjëra të tjera.
Ai beson kjo iniciativë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë dhe pozitiv në jetën kulturore të qytetarëve të Suharekës.
Postimi i plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







