Trepça dhe Peja do të luajnë sonte aktin e tretë gjysmëfinale të “Play-Off” në basketboll.
Në “Minatori”, ‘Xehtarët’ presin ‘Shqiponjat’ sonte nga ora 19:30, pas serisë barazuese pas dy dueleve paraprake mes tyre.
Dy gjigantët e basketbollit duan fitore, e më pas edhe të kalojnë në finale. Takimi i parë përfundoi 86:78, kurse i dyti 95:93, në një sfidë të jashtëzakonshme.
Skuadra që shënon tri fitore, kualifikohet në finale.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







