Nënkryetari aktual i Prishtinës dhe ish-deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj ka qenë mysafiri i radhës i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline me profesor Fadil Bytyçin.
Manaj ka rrëfyer për aktivitetin e tij politik përgjatë gati dy dekadave, ndërsa ka folur edhe për gjendjen aktuale në LDK.
Manaj është pyetur për rënien e partisë së tij nga një parti shtetformuese dhe e parë dikur në vend e cila tani ndodhet e treta dhe ka rënë në 13%, ndërsa ka treguar se çfarë partia duhet të bëjë për dalë nga kjo gjendje.
“Ka ardhur momenti që LDK-ja të përbashkohet, në periudha të caktuara personalitete të shquara të LDK-së kanë dalë prej partisë në forma të ndryshme por mendoj që ka ardhë një moment kur LDK-ja duhet t’i hapë dyert, por t’i hapë dyert përnjëmend, jo vetëm sa për ta thënë dhe që të gjithë këto figura dhe figurat e reja që do t’i bashkangjiten LDK-së, ta kthejnë partinë në vendin ku e meriton si partia e parë në vend. Edhe tash jemi duke bërë përpjekje të tilla. Kryetari i LDK-së e ka filluar një platformë të re dhe është duke bërë angazhim të jashtëzakonshëm që t’i takojë të gjithë këto figura, në mënyrë që të gjithë të bëhen pjesë e proceseve që do të vijnë së shpejti në vend”, u shpreh Manaj.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







