spot_img
HomeLajmeManaj: Kemi qenë të gatshëm të gjejmë një figurë...

Manaj: Kemi qenë të gatshëm të gjejmë një figurë konsensuale që i përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës

spot_img

Shkëmb Manaj, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së dhe aktualisht nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ka qenë mysafiri i radhës i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline.

Manaj ka folur për çështjen e presidentit, ku është shprehur se LDK-ja si parti ka qenë e gatshme që ta gjejë një figurë konsensuale për president, figurë sipas tij që i përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Kemi qenë të gatshëm që të gjejmë një figurë konsensuale që i përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës sepse presidenti kompetencën kryesore e ka unifikimin e popullit të Kosovës, prandaj aty duhet të jetë një figurë konsensuale, nuk do të duhej të ishte një përfaqësues i partive politike dhe ju e dini që në fund Lëvizja Vetëvendosje e ka propozu nënkryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe një deputete të veten për president të Republikës, që për neve është e papranueshme. Ne mendojmë që vendi mund të themelojë institucionet por kjo duhet të bëhet me një marrëveshje politike mes subjekteve politike, në mënyrë që të sigurohet një shumicë me 2/3-at në Kuvend, që nuk është e nevojshme vetëm për zgjedhjen e presidentit por që është e nevojshme edhe për proceset tjera, përfshirë edhe marrëveshjet ndërkombëtare që i dojnë 2/3-at në Kuvend por edhe plot reformat tjera edhe në sistemin e drejtësisë dhe reformat tjera që kërkojnë një shumicë të gjerë brenda Kuvendit të Republikës…Prandaj i takon kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje që të jetë më bashkëpunues, të jetë më i hapur sepse ky vend është i të gjithëve dhe mendoj që të gjithë duhet të japim kontributin në kapacitetin e fuqisë politike që e kemi në Parlament”, u shpreh Manaj.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img