spot_img
HomeLajmeA e ka përfaqësuar denjësisht Kosovën, Vjosa Osmani si...

A e ka përfaqësuar denjësisht Kosovën, Vjosa Osmani si presidente e vendit? Flet Shkëmb Manaj

spot_img

Ish-deputeti dhe aktualisht nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Shkëmb Manaj ka folur për ish-presidenten Osmani, e cila nuk u propozua për një mandat të dytë nga Lëvizja Vetëvendosje.

I ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet”, Manaj u shpreh se LDK-ja ka vlerësuar mandatin pesë-vjeçar të Vjosa Osmanit si presidente e vendit.

“LDK vlerëson punën e zonjës Osmani si Presidente e Republikës, mendojmë që ajo e ka përfaqësuar mirë Kosovën, sidomos në arenën ndërkombëtare dhe e dimë mirë që në periudhat e caktuara ka qenë ndoshta institucioni i vetëm që i ka mbajtur, i ka ruajtur dhe i ka thelluar bashkëpunimin e Republikës së Kosovme Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke marrë parasysh pasataj edhe proceset që ndodhet me pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes që mendoj se është një pjesëmarrje historike për Kosovën sepse përmes këtij mekanizmi ndërkombëtar ne filluam që të hapim rrugën e njohjeve të reja të Kosovës, dhe Kosova në sytë e botës demokratike është parë me sy tjerë, si një vend i fuqishëm, sepse ishte kërkesë direkte e preisdentit Trump që Kosova të jetë njëra prej shteteve themeluese të Bordit të Paqes që do të jetë njëri prej mekanizmave kryesorë në arenën ndërkombëtare dhe duke marrë parasysh krejt këto lëvizje pozitive për Kosovën, është shumë shumë e çuditshme se si Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri i vendit nuk e propozuan zonjën Osmani për presidente të Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh këtë rol të saj sepse mendojmë që vazhdimi i saj si presidente e vendit do ta thellonte këtë bashkëpunim dhe do t’i sillte Kosovës shumë procese pozitive që i duhen, duke marrë parasysh ngjarjet që po ndodhin në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Manaj.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img