Sonte do të zhvillohet ndeshja e parë e gjysmëfinales së dytë të “play-off” në basketboll.
Trepça dhe Peja do të zhvillojnë duelin e nxehtë në “Minatori” sonte me fillim nga ora 19:30.
Mitrovicasit ishin liderë të elitës, derisa janë kampionë aktual dhe fitues të Kupës, kurse verdhezinjtë duan të rikthehen te trofetë e rëndësishëm.
‘Xehetarët’ kishin 25 fitore e tri humbje, kurse skuadra e Pejës ishte e pesta në Superligë, por në çerekfinale pas tri ndeshjeve eliminoi Golden Eagle Yllin.
Trepça ka fituar gjashtë herë titullin, duke përfshirë në dy vitet e fundit, ndërsa Peja pesë herë titullin, për herë të fundit më 2023.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







