Shkëmb Manaj, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së dhe aktualisht nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ka qenë mysafiri i radhës i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline.
Manaj ka folur për çështjen e presidentit, dhe iu është përgjigjur akuzave të partisë në pushtet ndaj opozitës si bllokuese.
“Ne kemi qenë të hapur, ka pasur disa takime të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryeminstrit Kurti, dhe LDK e ka ofruar bashkëpunimin që nga fillimi, edhe në zgjedhjet e shkurtit të vitit të kaluar… ne duke marrë parasysh krizën në të cilën ishte vendi, ne kemi dalë në propozim që për një periudhë një-vjeçare ne të themelojmë institucionet duke i përfshirë të gjitha subjektet politike, sepse kishim edhe plot marrëveshje ndërkombëtare që i kërkojnë 2/3-at dhe disa procese të rëndësishme të vendit që të krijojmë të paktën një qeveri 1-vjeçare, që ta tajkalojmë atë krizë dhe të ecim tutje, edhe me themelimin e qeverisë dhe të presidentit, por që atëherë nuk është pranuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Pastaj pas zgjedhjeve të dhjetorit të vitit të kaluar ne kemi ofruar prapë dy opsione politike sepse mund të ketë marrëveshje politike dhe institucionet duhet të themelohen me marrëveshje politike, nuk mund të thuash unë po e themeloj qeverinë hajt ta zgjedhim presidentin e Republikës, po ia sjelli dy propozime të kandidatëve që janë përfaqësues politikë të partisë, jo një president konsensual..sepse ne kemi qenë të gatshëm që të gjejmë një figurë konsensuale që i përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës sepse presidenti kompetencën kryesore e ka unifikimin e popullit të Kosovës, prandaj aty duhet të jetë një figurë konsensuale, nuk do të duhej të ishte një përfaqësues i partive politike dhe ju e dini që në fund Lëvizja Vetëvendosje e ka propozu nënkryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe një deputete të veten për president të Republikës, që për neve është e papranueshme. Ne mendojmë që vendi mund të themelojë institucionet por kjo duhet të bëhet me një marrëveshje politike mes subjekteve politike, në mënyrë që të sigurohet një shumicë me 2/3-at në Kuvend, që nuk është e nevojshme vetëm për zgjedhjen e presidentit por që është e nevojshme edhe për proceset tjera, përfshirë edhe marrëveshjet ndërkombëtare që i dojnë 2/3-at në Kuvend por edhe plot reformat tjera edhe në sistemin e drejtësisë dhe reformat tjera që kërkojnë një shumicë të gjerë brenda Kuvendit të Republikës…Prandaj i takon kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje që të jetë më bashkëpunues, të jetë më i hapur sepse ky vend është i të gjithëve dhe mendoj që të gjithë duhet të japim kontributin në kapacitetin e fuqisë politike që e kemi në Parlament”, u shpreh Manaj.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







