spot_img
HomeLajmeA ka pasur komunikime brenda LDK-së që Vjosa Osmani...

A ka pasur komunikime brenda LDK-së që Vjosa Osmani të jetë pjesë e listës? Flet Shkëmb Manaj

spot_img

Nënkryetari i Prishtinës, Shkëmb Manaj, në një intervsitë te emisionin “Fjala dhe Faktet” në kuadër të mediumit HisariOnline, ka folur për shumë çështje të rëndësishme të aktualitet në vend.

Manaj ka folur për një rikthim të Vjosa Osmanit në LDK, ndërsa ka treguar nëse tashmë ka pasur komunikime mes palëve për të ndodhur një gjë e tillë.

“Ka pasur komunikime me zonjën Osmani dhe komunimiket kanë qenë të vazhdueshme edhe para diskutimeve për çështjen e listës edhe sa ka qenë presidente e Republikës komunikimi ka ekizistuar, ka qenë niveli i komunikimit institucional mes kryetarit të LDK-së dhe zonjës Osmani por tash edhe kohët e fundit kemi pasë komunikime dhe unë kam qenë pjesë e këtyre komunikimeve me zonjën Osmani drejtëpërdrejtë dhe e di se si i kemi zhvilluar ato komunikime dhe jam i bindur që ky përbashkim do të ndodhë dhe do të ndodhë jo vetëm për të fuqizuar LDK-në, por duke fuqizuar LDK-në është në interes që të fuqizohen institucionet e Kosovës dhe shteti i Kosovës”, ka deklaruar Manaj.

Më poshtë, intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img