Elita e basketbollit rikthehet sonte me ndeshjen e parë të gjysmëfinales së ‘Play-off’-it, ku do të përballen Bashkimi dhe Bora.
Përballja mes prizrenasve dhe prishtinasve, parashikohet të sjell një duel shumë interesant. Në garat e rregullta, Bashkimi u renditë i dytit, kurse Bora e treta. Në çerekfinale Bora eliminoi Sigal Prishtinën.
Portokallezinjtë kanë fituar vetëm një herë titullin, më 2018, derisa ky edicion është historik për Borën, që për herë të parë është në garat shtesë.
Ndërkohë, luhet gjysmëfinalja tjetër mes dy rivalëve të vjetër, Trepçës dhe Pejës.
Mitrovicasit ishin liderë të elitës, derisa janë kampionë aktual dhe fitues të Kupës, kurse verdhezinjtë duan të rikthehen te trofetë e rëndësishëm.
‘Xehetarët’ kishin 25 fitore e tri humbje, kurse skuadra e Pejës ishte e pesta në Superligë, por në çerekfinale pas tri ndeshjeve eliminoi Golden Eagle Yllin.
Trepça ka fituar gjashtë herë titullin, duke përfshirë në dy vitet e fundit, ndërsa Peja pesë herë titullin, për herë të fundit më 2023.
GJYSMËFINALJA I
Sonte takohen:
19:30 Bashkimi – Bora
Nesër takohen:
19:30 Trepça – Peja
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







