Ish-deputeti i LDK-së dhe aktualisht nënkryetari i kryqytetit, Shkëmb Manaj, ka qenë mysafiri i radhës i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline me Fadil Bytyçin.
Manaj ka përshkruar rrugëtimin e tij politik, ku deklaroi se tashmë janë bërë gati dy dekada që nga angazhimi i tij në politikë.
“Po janë gati dy dekada të angazimit tim edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës por edhe në të gjitha institucionet e nivelit qëndror, tani edhe në kryeqytet. Kam filluar karrierën në Ministrinë e Administratës Publike për disa vite me radhë si zyrtar i lartë për reformën e administratës publike. Pastaj jam bë pjesë e Ministrisë së Kulturës për Rini dhe Sport për shtatë vite me radhë, me të cilin ministri kam udhëhequr disa departamente dhe në një periudhë kam qenë edhe sekretar i përgjithshëm i ministrisë…Për të vazhduar tutje në institucionet e pavarura kushtetuese, jam zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës kryetar i këshillit të pavarur mbikëqyrës të shërbimit civil të Kosovës, të cilin e kam udhëheq këtë institutucion kushtetues për pesë vite me radhë, për të vazhduar pastaj tutje në parlamentin e Kosovës si deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe që pesë vite jam pjesë e kryeqytetit të Kosovës, kam qenë këshilltar i kryetarit Rama dhe aktualisht jam nënkryetar i kryeqytetit të Republikës së Kosovës”, u shpreh Manaj.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







