Teatri Kombëtar i Kosovës do të vijë në Suharekë me një shfaqje komedi që do të mbahet javën e ardhshme.
Komedia ‘ART’ vjen nga Yasmina Reza me regji të Bashkim Ramadanit, ku performues do të jenë Butrint Lumi, Ard Islami e Ylber Bardhi.
Sipas një njoftimi, shfaqja do të trajtojë me humor “miqësinë, egon dhe kufijtë e artit”.
Shfaqja do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, më 27 prill, e hënë, nga 20:00.


HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







