Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot është zhvilluar seanca ndaj të akuzuarve: Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Të lartpërmendurit janë akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Në fjalën përfundimtare, Gjykata ka vendosur që Naim Murseli është fajtor për veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, i akuzuari Granit Plava shpallet fajtor për veprën penale të kryer në bashkëkryerje “Vrasje e rëndë”. Plava është fajtor për “mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve” dhe i akuzuari Kushtrim Kokalla është fajtor për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale: Vrasje rëndë, për të akuzuarin Kokalla gjykata sjell vendim refuzues.
Gjykata në bazë të kodit penal të Kosovës dhe neneve 7.8.360 dhe 364 të akuzuarit i gjykon
Naim Murseli dhe Granit Plava dënim me burgim të përjetshëm.
Kushtrim Kokalla me 30 vite.
Murseli, Plava dhe Kokalla kanë zgjedhur të mos jenë fare të pranishëm në seancën e shpalljes së aktgjykimit.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







