spot_img
HomeLajmeKurti: I ofrova katër ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit,...

Kurti: I ofrova katër ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit, Abdixhiku refuzoi

spot_img

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për media pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se në takim ka propozuar që Abdixhiku të jetë zëvendësi i tij.

“Zëvendës i imi kam propozuar të jetë pikërisht Lumir Abdixhiku”, ka thënë ai.

“Unë edhe më tutje besoj se zgjedhjet nuk janë të nevojshme, dhe nuk është dashur të refuzohet oferta jonë për bashkëqeverisje”, ka thënë Kurti.

“Nëse nuk ndryshon diçka në ditët e mbetura mua më mbetet të konstatoj se ka më shumë dëshirë, vullnet, për zgjedhje të reja”, ka shtuar ai.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img