spot_img
HomeLajmeHazrolli për Betejën e Semetishtit: U luftua deri në...

Hazrolli për Betejën e Semetishtit: U luftua deri në 6 metra për orë të tëra deri kur shkatërruam arsenalin e Serbisë

spot_img

Ish-komandanti i Brigadës 123 gjatë luftës, gjenerali Gëzim Hazrolli ka qenë mysafiri i radhës i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline me Fadil Bytyçin.

Hazrolli ndërsa ka folur për sfidat dhe vështirësitë e asaj kohe, ka përmendur edhe betejën e Semetishtit, duke e veçuar si njërën nga betejat më të njohura, e që sipas tij nuk është folur shumë për të deri tani.

Ai ka thënë se luftimet kanë qenë aq të ashpra, sa është luftuar deri në afërsi 6 metra me armikun për orë të tëra, derisa është shkatërruar arsenali i forcave serbe.

“…Kemi ba një veprim faktikisht të kalimit në vijën e tretë që ka qenë e përgatitun shumë më herët që ka qenë te Semetishti, ku është lidhë vija, aty ka qenë mesi me grabin e Studençanit dhe Gallushës, domethënë ka qenë një vijë e tërë, mbi 10 kilometra, vijë frontale që është qëndru për 6 ditë, 6 ditë pa lëvizur fare asnjë pjesë. Dhe unë jam shumë i sigurt që në atë pozicion, po mos të kishim faktikisht rrezikun nga mbrapa, nga brigadat e tjera, ne do të qëndronim të palëkmundur edhe me muaj të tërë aty, jam shumë i sigurt me vullnetin dhe moralin që është arrit te bashkëluftëtarët. Thuhet në shumë tregime që është luftu dhe këndu, me të vërtetë aty është këndu, tërë ditën pa ndalë, dhe ka raste ku mund të përshkruaj me pozita të sakta, dhe që janë bashkëluftëtarë të gjallë, pasi është luftu deri në 6 metra, saktësisht deri në 6 metra është luftu për orë të tëra, derisa kemi shkatërru gjithë arsenalin e forcave serbe”, deklaroi Hazrolli.

Më poshtë, intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img