spot_img
HomeLajmeMaqedonci: Dërgimi i FSK-së në Gaza forcon profilin ndërkombëtar...

Maqedonci: Dërgimi i FSK-së në Gaza forcon profilin ndërkombëtar të Kosovës

spot_img

Kuvendi i Kosovës është duke shqyrtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se të gjitha operacionet ushtarake të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese do të kryhen në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara.

“Dërgimi i FSK-së në këtë mision përfshin pjesëmarrjen e personelit të FSK-së në kuadër të komandës së unifikuar të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, e cila si mision ka të mbështes zbatimin e planit gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund luftës në Gaza”, tha ai.

“Ky vendim forcon profilin ndërkombëtar të shtetit tonë, afirmon profesionalizmin e FSK-së dhe vendosë Republikën tonë në radhën e shteteve jo veç që përfitojnë nga siguria ndërkombëtare, por edhe kontribuojnë aktivisht në ruajtjen e rendit ndërkombëtar”, tha ministri i Mbrojtjes.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img