spot_img
HomeSportBasketbollTrajneri Endrit Elshani pranohet në Programin Ndërkombëtar “ICAB" që...

Trajneri Endrit Elshani pranohet në Programin Ndërkombëtar “ICAB” që do të mbahet në Amerikë

spot_img

Trajneri i basketbollit, Endrit Elshani është pranuar në Programin Ndërkombëtar “International Coaching Apprenticeship in Basketball (ICAB)”, nga Universiteti i Delaware, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Shteteve të Bashkuara (USOPC), FIBA-n dhe me mbështetjen e Olympic Solidarity, duke u përkrahur edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Pjesëmarrja e tij në këtë program do të mbështetet me bursë nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), duke i mundësuar atij të përfitojë përvojë të drejtpërdrejtë në një mjedis profesional dhe ndërkombëtar.

Gjatë këtij programi, Elshani – përzgjedhës i Kosovës U18 – do të ketë mundësinë të punojë pranë trajnerëve të njohur, të mësojë nga praktikat më moderne të basketbollit dhe të zhvillojë më tej filozofinë e tij si trajner.

Programi do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 3 qershori deri më 6 nëntor të këtij viti.

Ai zhvillohet përmes një moduli pesëmujor online dhe një faze në SHBA, ku trajnerët ndjekin nga afër punën e stafit të ekipeve të NCAA Division I.

Vlen të theksohet se më herët pjesë e këtij programi ka qenë edhe Dorant Hana, i cili tashmë ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e basketbollit vendor pas përfundimit të ICAB.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img