Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për të gjithë familjarët e viktimave pas tragjedisë në Malishevë, ku humbën jetën tre persona si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.
Kurti tha se është i tronditur nga rasti i vdekjes së tre familjarëve, babait me dy fëmijë.
Postimi i plotë:
Jam i tronditur nga rasti i vdekjes së tre familjarëve, babait me dy fëmijë, nga zjarri si rezultat i shpërthimit të bombolës së gazit në Malishevë.
Në këto momente të rënda shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë familjarët e viktimave.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







