Ish-komandanti i luftës në Brigadën 123 në Suharekë, Gëzim Hazrolli ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline.
Hazrolli ka folur për jetën pas luftës dhe transformimin e ushtrisë së Kosovës, nga TMK-ja deri te FSK-ja.
“Me përfundimin e luftës ka qenë një fazë jo e lehtë, një fazë ku thjesht aktiviteti kryesor na është dashtë ndihmesa e popullatës që të risistemohet, gjithë ai numër që patën dalë prej Kosovës gjatë gjithë kohës së luftimeve, një numër i madh i ndoshta mbi 80% të shtëpive të shkatërruara, një ndjeshmëri e jashtëzakonshme, çdo luftëtar ka pasë edhe familjarë që është dashtë të merret me ta, një ndjeshmëri e jashtëzakonshme e secilit prej neve të tentojmë të bëjmë sa më shumë që të ndihmojmë popullatën t’i kthehen jetës.
“Siç e dini, në ditët e para pas luftës ne kemi organizu me fillimin e jetës në Suharekë, kemi organizu kuzhinën ushtarake, në ish-fabrikën ose kuzhinën e fabrikës Ballkan, ne kemi organizu faktikisht që ushtarët kanë gatu për të gjithë ata që janë kthy deri në mbi 2 mijë racione në ditë. Ka qenë ndjeshmëria shumë e madhe për shkak të kërkesës së marrëveshjes që ka qenë të demilitarizimit të UÇK-së, shumë prej djemve dhe vajzave që e kanë dashtë me shpirt ose që kanë dalë prej luftës kemi qenë të obligum t’i dorëzojmë armët dhe pajisjet dhe t’i kthehemi jetës dhe në marrëveshjen për transfomimin e UÇK-së në TMK do të thotë një numër shumë i madh ose ma mirë me thanë një 5% e tyre kanë gjet vendin në strukturat e trupave mbrojtëse të Kosovës. Ka qenë një ndjeshmëri e kohës, nuk ka qenë e lehtë që të iu thuhet që nuk kemi mundësi të iu sistemojmë të gjithëve, por kemi marrë obligime që të krijojmë trupa mbrojtëse të Kosovës. Është kriju Brigada në Suharekë me 52 veta në atë kohë prej gjithë atij numri të luftëtarëve. Atëherë ka qenë një obligim i jashtëzakonshëm që të ndërtojmë kapacitetet me atë strukturë të vogël, dhe kemi marrë obligime shumë të mëdhaja edhe me një mbështetje ose logjistikë fare të kohës, pa pagesë në kohën menjëherë pas luftës dhe ka pasë një vullnet të jashtëzakonshëm të djemve dhe vajzave që të krijohet ajo strukturë. Një strukturë që ka garantu krijimin e një ushtrie më vonë. Unë kam qenë së pari i emërum si komandant i Brigadës në Suharekë i TMK-së, atëherë në nëntor të 2000-ës jam emëru komandant i qendrës së stërvitjes dhe doktrinës në Nashec, kam shërby për një vjet deri në nëntor të 2000-ës. Në nëntor të 2000-ës kam marrë detyrën e komandantit të logjistikës në Prishtinë..”, u shpreh Hazrolli.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







