Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Dueli kryesor do të jetë padyshim ai që do të luhet në “Allianz Arena”, ku Bayerni do të mirëpresë në shtëpi skuadrën e Real Madridit.
Bayern arriti ta fitojë duelin e parë të luajtu në “Bernabeu”, duke triumfuar me rezultat 2-1.
‘Bavarezët’ përveç që kanë edhe avantazhin e duelit të parë, kanë edhe përparësinë e terrenit vendas, duke ia vështirësuar punët Real Madridit për një përmbysje sonte në Gjermani.
Fituesi i këtij dueli në gjysmëfinale do të luajë me skuadrën e PSG-së.
Në anën tjetër, Arsenali e pret në Londër skuadrën e Sportingut.
‘Topçinjtë’ fituan në fund të ndeshjes në duelin e parë, falë një goli nga Kai Havertz në kohën shtesë.
Londinezët janë favoritë për të kaluar në gjysmëfinale, ku tani luajnë pranë shikuesve të vet.
Fituesi i këtij dueli do të luajë në gjysmëfinale me Atletico Madridin.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







