spot_img
HomeLajmeKonjufca: PDK duhet t’i nxjerrë në tavolinë emrat për...

Konjufca: PDK duhet t’i nxjerrë në tavolinë emrat për president, një emër i “pakapërcyeshëm” do na nxirrte fajtorë

spot_img

Zëvendëskryeministri i parë, Glauk Konjufca, ka folur sërish rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.

Konjufca, në një prononcim për media, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës duhet t’i nxjerrë në tavolinë emrat për president e jo të nënshkruhet marrëveshje para kësaj.

Sipas Konjufcës, nëse PDK-ja ka një emër ‘të pakapërcyeshëm’ do ta nxirrte Vetëvendosjen fajtore.

“Çka mund të sqarojë kryeministri Kurti më shumë sesa një takim të sinqertë ku qiten emrat në tavolinë, ku Partia Demokratike e Kosovës duhet t’i zbulojë emrat para marrëveshjes dhe pastaj të shohim se a po mund të kemi konsensus  për ndonjërin prej emrave të tyre e jo ne të nënshkruajmë një marrëveshje në parim e cila pastaj na dëmton shumë nëse dalim prej asaj marrëveshje – ajo pastaj e fajëson Vetëvendosjen, nëse e propozon një emër i cili me të vërtetë është një i pakapërcyeshëm për Vetëvendosjen”, ka thënë Konjufca.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img