spot_img
HomeLajmeHaziri: LDK dhe Abdixhiku janë në bisedime për t'i...

Haziri: LDK dhe Abdixhiku janë në bisedime për t’i dhënë vendit President

spot_img

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se LDK dhe kryetari Lumir Abdixhiku janë në bisedime për t’i dhënë vendit President.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri tha se LDK-ja është parti e shpresës dhe e besës dhe siç u shpreh, angazhohet në vazhdimësi për insititucione funksionale e përfaqësuese.

“LDK dhe Kryetari Abdixhiku janë në bisedime për t’i dhënë vendit President. Shkrimet nē media për ndërrime të pozicioneve janë të absolutisht të pavërteta”.

“LDK është parti e shpresës dhe e besës dhe angazhohet në vazhdimësi për insititucione funksionale e përfaqësuese. Është dëshmuar tashmë se një parti dhe një udhëheqës janë të pamjaftushëm për arritjen e qëllimeve politike të Republikës”, ka shkruar ai.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img