spot_img
HomeSportBasketbollDueli i dytë çerekfinal sonte në "Karagaçi": Golden Eagle...

Dueli i dytë çerekfinal sonte në “Karagaçi”: Golden Eagle Ylli për kualifikim në gjysmëfinale, Peja për barazim të serisë

spot_img

Sot do zhvillohet ndeshja e dytë çerekfinale e “play-off” në basketboll mes KB Pejës dhe KB Golden Eagle Yllit. 

Dueli i dytë do të zhvillohet sonte në “Karagaçi”, me fillim nga ora 20:30.

Ndeshjen e parë triumfoi skuadra e Golden Eagle Yllit, e cila mposhti në Suharekë skuadrën pejane me rezultat 93-82.

Kjo ndeshje mund të përcaktojë edhe gjysmëfinalistin, pasi skuadra e cila arrin dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale.

Ndërsa Golden Eagle Ylli do të kërkojë sonte kalimin në gjysmëfinale, Peja në anën tjetër do të kërkojë barazinë e serisë, me ç’rast ndeshja do të zhvendosej sërish në Suharekë, për t’u përcaktuar skuadra që kalon tutje.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img