Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet e para kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Liverpool do të mirëpresë në Anfield skuadrën e PSG-së, në tentim për ta përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë.
Të Kuqtë u mposhtën me rezultat 2-0 në Francë dhe Të Kuqve iu duhet të thyejnë deficitin e dy golave në tentim për të shpresuar kalimin në gjysmëfinale.
Ndeshja tjetër e zjarrtë është ajo mes Atletico Madridit dhe Barcelonës.
Atletico Madridi mposhti 2-0 skuadrën e Barcelonës si mysafir, duke rritur gjasat për një kualifikim në gjysmëfinale.
Barcelona do të tentojë të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë, për ta prekur gjysmëfinalen për të dytin sezon me radhë.
Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 21:00.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







