spot_img
HomeLajmeKuvendi mblidhet të premten, në rend dite dërgimi i...

Kuvendi mblidhet të premten, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza

spot_img

Të premten Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës. Vendimi u mor pas mbledhjes së sotme të kryesisë së Kuvendit, teksa seanca pritet të nisë në orën 10:00.

Pikë e rendit të ditës do të jetë vendimi i Qeverisë së Kosovës për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Gjithashtu gjatë seancës do të shqyrtohet edhe projektligji për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Të dy këto tema u miratuan në komisionet përkatëse gjatë ditës së sotme.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img