spot_img
HomeLajmeRamadani paralajmëron krijimin e një partie të re politike:...

Ramadani paralajmëron krijimin e një partie të re politike: Do të lë në histori një pjesë të madhe të subjekteve aktuale

spot_img

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka paralajmëruar krijimin e një partie të re në vend. 

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka shkruar se politikanët kosovarë po duan që Kosova të mbetet vazhdimisht në situata dramatike.

Sipas tij, nëse partitë nuk riorganizohen, atë do ta bëjnë qytetarët, për të krijuar një platformë të re qeverisje.

“Një lëvizje e re popullore politike do të formësohet në periudhën e ardhshme dhe do të lë në histori një pjesë të madhe të partive politike aktuale”, ka shkruar Ramadani.

Postimi i plotë:

Duket se e tëra është kthyer në njëlloj drame, sepse duket se politikanët kryesorë po duan që Kosova të mbetet në situata dramatike vazhdimisht.
Por, një gjë e besoj:
• nëse partitë politike nuk riorganizohen, qytetarët do të riorganizohen!
Pra, ka shumë qytetarë, aktivistë, kontribues dhe të rinj që janë të gatshëm të angazhohen për të ndërtuar diçka të re, për të formësuar një platformë të re që do të vjen në shprehje nëse partitë politike aktuale nuk riorganizojnë veten.
Një lëvizje e re popullore politike do të formësohet në periudhën e ardhshme dhe do të lë në histori një pjesë të madhe të partive politike aktuale.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img