spot_img
HomeSportFutbollMalisheva zyrtarizon "profën", Bylbyl Sokoli rikthehet si kryetrajner i...

Malisheva zyrtarizon “profën”, Bylbyl Sokoli rikthehet si kryetrajner i skuadrës

spot_img

Klubi i FC Malishevës ka njoftuar se ka emëruar profesorin, Bylbyl Sokoli si kryetrajnerin e ri të skuadrës. 

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se “profa” do ta drejtojë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit,.

“Profesori rikthehet në Malishevë, tani për objektiva edhe më të larta, të cilat shpresojmë se do t’i arrijmë bashkërisht”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Bylbyl Sokoli rikthehet si Kryetrajner i FC Malisheva
FC Malisheva njofton opinionin publik se ka arritur marrëveshje me kryetrajnerin e mirënjohur, Prof. Bylbyl Sokoli, i cili do ta drejtojë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.
Profesori rikthehet në Malishevë, tani për objektiva edhe më të larta, të cilat shpresojmë se do t’i arrijmë bashkërisht.
FC Malisheva i uron Prof. Bylbyl Sokolit mirëseardhje në shtëpi, duke i dëshiruar sa më shumë suksese dhe arritjen e objektivit tonë të përbashkët.
Besojmë se ky rrugëtim do të jetë i suksesshëm për të gjithë, familjen tonë sportive – FC Malisheva!

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img