spot_img
HomeLajmeE rëndë në Ferizaj: Humb jetën një person në...

E rëndë në Ferizaj: Humb jetën një person në vendin e punës, dyshohet se ra nga kati i 6-të i një objekti

spot_img

Një incident me fatalitet ka ndodhur paraditen e sotme në komunën e Ferizajt, ku një person ka humbur tragjikisht jetën në vendin e tij të punës. 

Viktima dyshohet se ka rënë nga kati i 6-të i një objekti ndërtimi në rrugën “Remzi Hoxha”.

Lajmin  ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili bëri me dije se viktima është një mashkull 59-vjeçar.

“Me datë 13.04.2026, rreth orës 11:45, është pranuar informatë se në rrugën “Remzi Hoxha” një person ka rënë nga një objekt në ndërtim. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku edhe ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se viktima është nje mashkull 59 vjeç , i cili ka rënë nga kati i 6-të i objektit në ndërtim gjatë punimeve. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës. Për informata shtesë do të njoftoheni me raport të mëvonshëm”,

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img