Golden Eagle Ylli dhe Peja do të zhvillojnë këtë fundjavë duelin e parë çerekfinal të “Play-Off”.
Suharekasit do t’i presin pejanët në sfidën e parë të shtunën në palestrën “13 Qershori”, pasi fituan avantazhin e terrenit vendas për ndeshjen e parë, duke siguruar renditjen më të lartë në tabelë se klubi pejan.
Lidhur më këtë ndeshje, klubi suharekas ka dalë me një njoftim për çështjen e biletave, ku ka bërë të ditur procedurat e blerjes së biletave online.
Golden Eagle Ylli ka publikuar linkun për blerjen biletave online, duke udhëzuar tifozët për ndjekjen e disa hapave për të finalizuar procesin.
Njoftimi i plotë:
HistariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







