Federata e Basketbollit e Kosovës ka dalë me një sqarim pak para fillimit të tri ndeshjeve vendimtare që zhvillohen sot.
Sot dhe nesër zhvillohet java e 28-të e ProCredit Superligës apo e fundit për garat e rregullta.
Gara është shumë e ashpër për vendin e gjashtë dhe për mbijetesë, kurse Golden Eagle Ylli dhe Peja do të luftojnë për vendin e katërt.
Nëse therandasit fitojnë, atëherë do të përfundojnë në vendin e katërt, kurse nëse humbasin dhe pejanët fitojnë, atëherë verdhezinjtë do të jenë në vendin e katërt.
Gara e ashpër është për vendin e gjashtë dhe mbijetesë.
Më poshtë, FBK ka sqaruar situatën, duke treguar tre skenarët e mundshëm.
Skenari 1
Nëse fiton Vëllaznimi dhe humbasin Sigal Prishtina dhe Rahoveci, atëherë renditja do të jetë: 6 Vëllaznimi, 7 Sigal Prishtina, 8 Rahoveci 029
Skenari 2
Fitojnë Rahoveci 029 dhe Vëllaznimi e humbet Sigal Prishtina, atëherë pozitat do të jenë: 6 Sigal Prishtina, 7 Rahoveci 029, 8 Vëllaznimi
Skenari 3
Fitojnë Sigal Prishtina, Vëllaznimi dhe Rahoveci 029, atëherë pozitat do të jenë: 6 Sigal Prishtina, 7 Rahoveci 029 dhe 8 Vëllaznimi.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







