spot_img
HomeSportFutbollKupa e Kosovës: Dukagjini dhe Ferizaj befasojnë Ballkanin e...

Kupa e Kosovës: Dukagjini dhe Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin, triumfojnë në duelet e para si mysafir

spot_img

Kanë përfunduar dy duelet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Ballkani është befasuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale, duke u mposhtur pranë shikuesve të vet nga Dukagjini.

Skuadra nga Klina ka bërë një hap të madh drejt kalimin në finale, duke fituar me rezultat të thellë 3-0, ndërsa ndeshjen kthyese e pret në shtëpi.

Fitore të madhe ka arritur edhe skuadra e Ferizaj në udhëtim te Llapi.

Ferizajasit kanë triumfuar me rezultat 2-1, duke bërë gjithashtu një hap të madh drejt finales, teksa lojën kthyese e luan pranë shikuesve të vet.

Si Ballkani, po ashtu edhe Llapi, do t’u duhet shumë punë për të bërë në ndeshjet kthyese, për të përmbysur rezultatet e dueleve të para, në rast se duan kalimin në finale.

Ndeshjet kthyese zhvillohen më 22 prill.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img