Raundi i çerekfinaleve i Ligës së Kampionëve nis sonte.
Në program do të jenë dy ndeshje mjaft interesante, njëra prej tyre kryendeshje.
Dueli kryesor është ai mes Real Madridit dhe Bayern Munich, që zhvillohet në Bernabeu.
Madrilenët eliminuan Manchester Cityn në raundin e 16-të, ndërsa Bayern eliminuan Atalantën.
Dueli tjetër është ai mes Sportingut dhe Arsenalit.
Sporting ka një bilanc perfekt në ndeshjet e tyre në shtëpi këtë sezon në Ligën e Kampionëve, duke i fituar të gjitha pesë ndeshjet, ndërkohë që Arsenal është skuadra e vetme e pamposhtur në këtë kampanjë të garës këtë sezon.
Sporting eliminoi skuadrën e Bodo/Glimt në raundin paraprak, kurse londinezët u kualifikuan tutje pas eliminimit të skuadrës Bayer Leverkusen.
Të dyja këto ndeshje zhvillohen nga ora 21:00.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







