Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se Serbia synon ta bartë krizën e saj brenda Kosovës.
Sipas tij, Serbia njëjtë synon të shfrytëzojë çfarëdo rrethane të re në sigurinë globale për të dëmtuar e kërcënuar Kosovën.
Tutje, Ramadani deklaroi se askush nuk duhet ta minimizojë këtë rrezik të sigurisë kombëtare të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Nuk ka asnjë dilemë që Serbia synon ta bartë krizën e saj brenda Kosovës. Njëjtë, synon të shfrytëzojë çfarëdo rrethane të re në sigurinë globale për të dëmtuar e kërcënuar Kosovën.
Askush nuk duhet ta minimizojë këtë rrezik të sigurisë kombëtare të Kosovës.
Prandaj, është e domosdoshme që shumica shqiptare të ulet së pari brenda vetes e ta ndërtojë platformën e përbashkët. Njëkohësisht, të ri-vendos partneritetin me SHBA-në në siguri dhe mbrojtje në planifikime të avancuara si asnjëherë deri më tash!
Siguria e mbrojtja janë çështje urgjente për t’u bashkërenduar, veçanërisht në këtë kohëme shumë të panjohura për të ardhmen!
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







