Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton se çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës mbesin të njëjta sikur në ditën paraprake.
Për ditën 06.04.2026, çmimet maksimale të lejuara janë si vijon:
- Nafta (dizel): 1.86 euro/litër;
- Benzina: 1.49 euro/litër.
“MINTI u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë me përpikëri vendimin e ri të marr nga ministrja Kusari- Lila, me qëllim garantimin e një tregu funksional, të qëndrueshëm dhe në shërbim të interesit të konsumatorit”, theksohet në njoftim.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







