spot_img
HomeLajmeBytyqi flet për zgjedhjet e brendshme të AAK-së, a...

Bytyqi flet për zgjedhjet e brendshme të AAK-së, a do të jetë Ardian Gjini kandidati i duhur?

spot_img

Deptuetja e Kuvendit të Kosovës, Albana Bytyqi ka folur për zgjedhjet e brendshme të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat do të mbahen në muajin maj.

Bytyqi ka vlerësuar lart kandidatin zyrtar tashmë për të parin e AAK-së, Ardian Gjini, duke thënë se është një kuadër i përgatitun dhe që i duhet vendit.

“Në fund të majit i kemi zgjedhjet e brendshme dhe sot e kemi një kandidat zyrtar të shpallur, e kemi Ardian Gjinin, që është një kuadër mjaft i mirë, mjaft i përgatitun dhe ka pasë pozita të ndryshme ku është vlerësu për perfomancën e tij dhe me të vërtetë i vyen vendi një Ardian Gjini. Unë mendoj që kryetari Ardian Gjini ka me qenë njëri ndër njerëzit më të suksesshëm që ka me pasë najher vendi jonë. Me punën dhe angazhimin e tij që po e shoh që nuk ndalet asnjëherë, unë e besoj që kryetari Ardian Gjini ka me bo një punë të jashtëzakonshme për Aleancën. Besoj dhe uroj që këto punë të vlerësohen edhe te qytetarët tanë, po e shoh unë edhe në terrren sa po dal që është shumë i mirëpritun si emër mirëpo ta shohim tash e tutje se si do të veprojmë. Gradualisht do ta ketë një reformë Aleanca dhe besoj që kemi me arritë rezultatin të cilin po e dëshirojmë”, u shpreh Bytyqi.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img