spot_img
HomeLajmeBajrami, Kurtit: Nëse shkojmë në zgjedhje, as vota për...

Bajrami, Kurtit: Nëse shkojmë në zgjedhje, as vota për kryetar të Kuvendit s’ka me pasë, e lëre më për president

spot_img

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka shkruar në lidhje me situatën e krijuar për çështjen e Presidentit.

Ajo ka thënë se në vitin 2021, VV nuk i kishte as 80 vota të sigurta, e as kandidatja s’ka qenë konsensuale por sipas saj Kurti sot po kërkon figurë jopartiake dhe unifikuese dhe garanci me 85 vota.

Bajrami ka thënë se nëse shkojmë në zgjedhje prapë, s’do të ketë vota as për kryetar të Kuvendit se le më për President.

“Pra, prej bllokade në bllokadë, prej krize në krizë, me rëndësi Kurti të ketë kontroll të plotë mbi buxhetin dhe institucionet. Të mjerët ne kush po na udhëheqë! Uroj ta kuptojmë sa më parë”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Postimi i plotë: 

HisariOnline –  Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img