spot_img
HomeLajmePeci tha se u rrëzua kallëzimi penal i LDK-së...

Peci tha se u rrëzua kallëzimi penal i LDK-së kundër tij për grantet në bujqësi, Prokuoria del me sqarim

spot_img
Ish-ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka rrëzuar kallëzimin penal të LDK kundër tij lidhur me grantet në bujqësi.

Megjithatë, Prokuroria ka dalë me një sqarim për opinionin publik, duke theksuar se rasti nuk lidhet me hetimet për keqpërdorim të granteve në bujqësi. Sipas tyre, kallëzimi i LDK-së lidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve nga Peci në Kuvend dhe Qeveri, dhe nuk ka lidhje me menaxhimin e subvencioneve.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se rasti për të cilin po raportohet se është hedhur kallëzimi penal ndaj F.P., nuk ndërlidhet me hetimet që janë duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorim të granteve në sektorin e bujqësisë. Rasti në fjalë ka të bëjë me një kallëzim penal të paraqitur nga subjekti politik LDK, i cili ndërlidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës. Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar për të informuar drejtë opinionin publik, duke respektuar parimin e transparencës, si dhe duke ruajtur integritetin e procedurave hetimore”, ka sqaruar Prokuroria.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img