Golden Eagle Ylli ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Borës në kryeqytet, në luftën drejt vendit të katërt.
Suharekasit kanë mposhtur prishtinasit me rezultat 83-79.
Me këtë fitore, Golden Eagle Ylli arrin kuotën e 39 pikë, duke kaluar në pozitën e katërt, me dy pikë më shumë sesa Peja.
Kryetrajneri Endrit Elshani debuton me fitore edhe në periudhën e dytë në krye të klubit, duke ruajtur bilancin e tij perfekt të fitoreve me Golden Eagle Yllin, tashmë pesë fitore, nga pesë të mundshme.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







