spot_img
HomeLajmeÇka përfshin projektligji për sigurim shëndetësor i miratuar sot...

Çka përfshin projektligji për sigurim shëndetësor i miratuar sot në Qeveri? Vitia jep detaje

spot_img

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku u miratua Projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka dhënë detaje rreth projektligjit.

Vitia ka thënë se për këtë ligj janë analizuar dhe studiuar praktikat më të mira ndërkombëtare dhe janë marrë parasysh gjithashtu rrethanat ekonomike dhe sociale në Kosovë.

“Sot ka kaluar në Qeveri, për t’u proceduar sa më shpejt në Kuvendin e Republikës. Është analizuar dhe studiuar, janë studiuar praktikat më të mira ndërkombëtare, por duke marrë parasysh edhe realitetin tonë ekonomik dhe social. Jam i lumtur që pas një dekade ky ligj po e merr formën e vet dhe po nis rrugëtimin e tij në Parlament, me shpresën që të miratohet sa më shpejt”, ka thënë Vitia.

Ai ka thënë se ky ligj përfshin të gjithë popullatën dhe se synimi është një qasje universale për ofrimin e shërbimeve themelore shëndetësore, si dhe ngritjen e cilësisë së tyre.

“Ligji përfshin të gjithë popullatën. Synimi është për qasje universale. Me këtë ligj do të përshpejtohet arritja e mbulimit shëndetësor universal, me qëllim përmirësimin e mirëqenies dhe shëndetit, si dhe zvogëlimin e varfërisë dhe pabarazisë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore”, ka thënë Vitia në konferencë.

Vita shtoi se ky ligj pritet të ketë ndikim të rëndësishëm veçanërisht në skemën e barnave jashtë spitalore

“Ky është një nga ligjet i cili, përveç që do të rregullojë sistemin shëndetësor, vë bazën për një sistem shëndetësor modern në Republikën e Kosovës. Ky ligj adreson dy çështje shumë të rëndësishme: përveç zgjerimit të gamës së shërbimeve, rrit dukshëm cilësinë e këtyre shërbimeve, ndërsa nga ana tjetër është në përfitim edhe për skemën e barnave jashtë spitalore.”

Ministri nuk dha datë të saktë se kur fillon aplikimi për Sigurime Shëndetësore.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img