Albana Bytyqi, deputete e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës, ka folur për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje në rast të mos-zgjidhjes së presidentit.
Bytyqi, e ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” ka folur për prishtmëritë e AAK-së nëse vendi shkon në zgjedhje.
Sipas saj, AAK dhe opozita do të forcohet edhe më shumë, ndërsa kryeministri Kurti do të dëmtohet.
“Siç po shihet zgjedhjet janë të pashmangshme, mirëpo mendoj që Aleanca ka me qenë një fuqi më e madhe dhe opozita ka me u forcu edhe më shumë dhe mendoj që Vjosa ka me dëmtu së pari zotri Kurtin, mirëpo edhe elektorati edhe qytetarët e kanë pa që ky është faji i zotri Kurtit dhe mendoj që tashmë edhe qytetari ka me fillu me penalizu me votë. Krejt çka duhet të bëjë qytetari është penalizimi i votës dhe ne si opozitë kemi me u fuqizu edhe më shumë, e Aleanca gjithashtu”, u shpreh Bytyqi.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







