Albana Bytyqi, ish-asambleistja dhe deputetja e kuvendit, ka folur për paritë opozitare në Suharekë, ku sipas saj, në Suharekë s’ka opozitë, sepse “nuk ka pse me bë opozitë”.
E ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet”, Bytyqi u shpreh se opozita është shumë e heshtur dhe krejt kjo falë punëve të mira që sipas saj i ka bërë kryetari Bali Muharremaj.
“Në Suharekë nuk mendoj që ka opozitë, është opozita shumë e heshtur sepse nuk ka pse me bo opozitë, se është duke i bo kryetari krejt punët e mira. E kam përcjellë disa herë asamblenë komunale dhe nuk e kam pa që është duke bo opozitë ashtu…se nuk ka pasë ku me u kapë thjesht, dhe krejt kjo qëndron te rezultati i kryetarit të cilat i ka bo punët shumë të mira, punët e mira shpërblehen”, deklaroi Bytyqi.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







