spot_img
HomeSportFutbollBallkani përforcon mbrojtjen, transferon brazilianin Bruno Oliveira

Ballkani përforcon mbrojtjen, transferon brazilianin Bruno Oliveira

spot_img

Klubi futbollistik Ballkani ka njoftuar se ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit brazilian, Bruno Oliveira, duke përforcuar kështu repartin defanziv për pjesën finale të sezonit. 

Oliveira është 29-vjeçari dhe luan në pozitën e qendërmbrojtësit por që mund të aktivizohet edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, njofton klubi portokalli.

Gjatë karrierës së tij, futbollisti ka luajtur në Brazil, Bosnje dhe Korenë e Jugut, duke qenë pjesë e klubeve si Shiroki Brijeg dhe Velezh, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Gangwon FC.

“Me këtë transferim, skuadra shton eksperiencë dhe forcë në mbrojtje, në prag të objektivave të reja në kampionat dhe në kupë”, thuhet tutje në njoftim.

Më poshtë, postimi i plotë: 

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img