Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit se vendi po përballet me krizë ekonomike për shkak të rritjes së çmimeve dhe se masat e ndërmarra nga qeveria nuk po japin efekt.
Sipas tij, Qeveria duhet të marrë masa më efektive për të stabilizuar tregun dhe për të mbrojtur fuqinë blerëse të qytetarëve.
“Ne jemi këtu për të mbrojtur diçka që u pat garantuar prej Qeverisë. Jemi për të ngritur një shqetësim më shumë të qytetëruar dhe të argumentuar. Për të arritur konsensus fillimisht për arsyen e kësaj seance dhe qytetarëve t’u themi pse është thirrur. Tani duhet të pranojmë që jemi në krizë. Ekuivalenti i vendeve ndaj krizave është tema që po e arrijmë këtu. Dhe në këtë rrafsh, janë dy alternativa që i kemi para vetes…
Në qoftë se këto masa të qeverisë po bëhen, domethënë si një sërë masash përfshirë dhe heqjen e çmimit tavan, atë që po na e jep si listë, po duhet t’i shqyrtojmë. Është e vetmja alternativë kjo, por po ju them lajmin e keq, s’po funksionon“, theksoi ai.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







