spot_img
HomeLajmeU zgjodh për herë të dytë deputete, a do...

U zgjodh për herë të dytë deputete, a do ta përfundojë mandatin katër-vjeçar apo do të ketë zgjedhje?

spot_img

Ish-asambleistja e komunës së Suharekës dhe deputetja e Kuvendit, Albana Bytyqi ka folur për mandatin e saj së fituar së fundmi si deputete, në zgjedhjet nacionale të mbajtura më 28 dhjetor.

E pyetur nëse do ta përfundojë mandatin katër-vjeçar apo do të shkohet në zgjedhje, Bytyqi ka thënë që shpreson se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje dhe se vendi ta zgjedhë presidentin e ri.

“Kjo krejt varet prej Qeverisë aktuale, sepse ata e kanë shumicën parlamentare dhe uroj që të zgjidhet presidenti dhe të mos e çojnë vendin në zgjedhje për shkak se ne e dimë se sa i kushton vendit që të shkojmë në zgjedhje, ne e dimë që 10 milionshi shpenzohet, që është shumë më e duhur që me e shpenzu diku tjetër atë 10 milionsh, mirëpo krejt kjo përgjegjësia bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, dhe uroj që Kurti me partinë e tij ta bëjë një zgjidhje dhe të mos e çojë vendin në zgjedhje”, u shpreh Bytyqi.

Më poshtë, intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img