Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet në aksion këtë fundjavë, pas pauzës dy-javore shkaku i ndeshjeve të kombëtareve.
Xhiro e 27-të do të hapet të shtunën, me tri duele që do të jenë në program.
Dueli më interesant i së shtunës është ai mes Ballkanit dhe Dukagjinit në Suharekë.
Duele interesante janë edhe ai mes Llapit dhe Ferizajt në luftën për mbijetesë, ndërsa Prishtina e Re do ta mirëpret skaudrën e Gjilanit.
Dy duele interesante do të luhen edhe të dielën, ku spikat ndeshja mes Dritës dhe Malishevës, ndërsa Drenica do t’i bëjë konak Prishtinës.
Të gjitha ndeshjet tani do të zhvillohet me orar të ri, nga ora 15:00.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







