spot_img
HomeLajmeNuk e ftoi AAK-në për diskutimet mbi presidentin, Bytyqi...

Nuk e ftoi AAK-në për diskutimet mbi presidentin, Bytyqi ka disa fjalë për Kurtin

spot_img

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi ka folur për çështjen e presidentit dhe ftesat e partisë në pushtet me partitë opozitare.

Lëvizja Vetëvendosje teksa zhvilloi bisedime me PDK-në e LDK-në për çështjen e presidentit, një ftesë të tillë nuk e mori AAK-ja, e cila u anashkalua nga kryeministri Kurti.

E pyetur në emisionin “Fjala dhe Faktet” nga Fadil Bytyqi, nëse ka pasur arrogancë nga kryeministri Kurti në këtë aspekt, ajo tha:

“Faktikisht po pak (ka arrogancë), mirëpo ne e dimë shumë mirë që ne si Aleancë nuk kemi fuqi politike, në bazë të numrave po flas, sepse aty janë dashur që të jenë mbi 15 deputetë që zgjidhin me gjithë Lëvizjen Vetëvendosje, mirëpo ne e kemi thanë edhe disa herë në deklarata të ndryshme që edhe sikur të na kishte thirrë ne nuk do t’iu kishim përgjigjë ftesës, sepse kryeministri Kurti me lojërat e tij ne e dimë se çfarë po bën. Sikur ai të kishte dashur të zgjidhte presidentin, kishte mundur ta bënte para një muaji dhe jo ta thërriste seancën një orë para se të skadojë afati për zgjedhjen e presidentit, mirëpo, këto lojëra Kurtit më nuk po i dhezin në kurrëfarë forme”, deklaroi Bytyqi.

Më poshtë, intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img