Albana Bytyqi, ish-asambleiste dhe dy herë deputete e Kuvendit të Kosovës, ka qenë e ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline.
Bytyqi ka folur për rrugëtimin e saj në politikë, fillimisht si asambleiste, e më pas edhe si deputete e Kuvendit të Kosovës.
“Sa kam qenë asambleiste, ka qenë një sfidë vërtet e madhe, sepse unë asnjëherë nuk jam mësu me u sfidu, me u komentu, me u fy në mënyra të ndryshme si grua politikane, mirëpo e kam pa që nuk ia vlen mu merrë me to dhe duhet me ecë përpra. Secila grua që është politikane, që ka ambicie të hyjë në politikë nuk duhet të mirret me këtë pjesë sepse i demotivon, nëse t’i don me arritë diçka t’i duhesh me ecë përpara, mos me shiku mbrapa asnjëherë, dhe unë falë kësaj u forcova dhe e pashë që duhet me ecë përpara, me i shty çështjet të cilat janë shumë të rëndësishme. I kemi gra shumë të zonja në pozita të ndryshme në komunën e Suharekës sepse iu është dhënë hapësira, sot i kemi nënkryetaren femër, Arta Gashi, e kemi pasë drejtoreshën Besa Kuqi, drejtoreshë e shëndetësisë, kemi asambleiste shumë të zonja, e kemi kryetaren e grupit të grave, Mimoza Bajraktari, dhe shumë gra të cilat kanë bërë punë shumë të mirë dhe po e bëjnë. Koha sa ka qenë në vitin 2021-2025 sa kam qenë deputete ka qenë mjaft sfiduese, për shkak se ne e dimë shumë mirë se si ka rrjedhë politika këto katër vite, por jemi mundu, ne edhe pse kemi qenë një grup i vogël i deputetëve të Aleancës, kemi qenë mjaft aktiv dhe jemi vlerësu nga raporte të ndryshme që kemi qenë grupi më aktiv i Aleancë. Punë të ndryshme, ligje vërtet të rëndësishme për vendin që janë ba. Unë kam qenë edhe në komisionin për të drejtat e njeriut, ku e kemi ba ligjin për dhunën në familje që është një ndër ligjet më të mira që jemi mundu me ba për vendin tonë. Ka shumë sfida tjera por kisha dashtë me e përmend edhe këtë pjesën ku sot e kemi dhe është tu punu për stadiumin e Suharekës dhe unë kam qenë ndër zërat më të fuqishëm për të sjellur një stadium të ri në komunën tonë për shkak që e dimë se kemi qenë kampion tri herë dhe sporti vërtet është tu u promovu shumë në Suharekë dhe e kam ngrit zanin shumë herë në parlament, kam ba pyetje parlamentare, jam ballafaqu disa herë me ministrin që ta kemi një stadium tonin, dhe falë kësaj, ngritjes së zërit e kemi një vijë buxhetore për stadiumin e Suharekës”, u shpreh Bytyqi.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







