spot_img
HomeLajmeMarsi i suksesshëm për Doganën e Kosovës, të hyrat...

Marsi i suksesshëm për Doganën e Kosovës, të hyrat arritën në 431 milionë euro

spot_img

Muaji mars shënoi rezultate pozitive për Doganën e Kosovës, me rritje të qëndrueshme të të hyrave dhe avancim të reformave në lehtësimin e tregtisë.

Sipas njoftimit të Doganës, të hyrat arritën në 431 milion €, duke shënuar rritje prej 4.5% krahasuar me vitin paraprak, ndërsa vetëm gjatë marsit u realizua një rritje prej 12.7%.

“Sistemi i zhdoganimit para arritjes po transformon proceset, duke reduktuar kohën e pritjes dhe kostot për bizneset”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të luftës kundër ekonomisë joformale, janë zbuluar mallra të dyshuara për kontrabandë në vlerë rreth 800 mijë € në rajonin e Prishtinës.

Në nivel ndërkombëtar, Dogana e Kosovës u rendit në top 10 vendet më të suksesshme në operacionin STOP IV, duke u pozicionuar e 7-ta nga 119 shtete pjesëmarrëse.

Përkushtim i vazhdueshëm për rritje të të hyrave, lehtësim të tregtisë dhe forcim të sundimit të ligjit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img